Скачать книгу - Nje Flluske Jashte Kohe


”Kur te me shohesh te vdekur prej dashurise per ty, gruaja ime, dhe buzet e mia te jene te celura dhe i zbrazur nga shpirti te jete trupi im … atehere, e mbushur me dhimbje dhe keqardhje, do te vish tek ana e krevatit tim dhe me ze te embel dhe te ulet do te thuash: Une jam ajo qe te ka vrare dhe e penduar jam kthyer…”. Dy trupa, nje shpirt i vetem. Nje kthim ne jete nje shekull e gjysme pas heres se pare qe asgjeson kufijte e caktuar nga koha. Nje jete e re apo vetem nje shperblim. Po sigurisht nje dashuri e re qe cel ne rishikimin e perditesuar te nje te kaluare tashme te zhdukur. ”NJE FLLUSKE JASHTE KOHE” eshte nje Roman i pasur me emocione, me imazhe dhe te papritura qe e mbajne lexuesin te gozhduar deri ne faqen e fundit. Po sikur te ishte e vertete se te gjithe ne jetojme nje jete te dyte? Po sikur te rriteshim me sigurine e te kujtuarit te nje jete te meparshme? Katherine, nga te gjithe e quajtur Kate, eshte nje grua e re italo-amerikane qe jeton ne New York. Shume jane te bindur qe ka probleme mendore, perfshire familjen e saj te origjines. Por, nuk eshte keshtu: e vecanta e saj eshte qe kujton me qartesi absolute detajet e nje jete te saj te kaluar, jete e jetuar ne nje vend te larget nga qyteti i saj i lindjes. Tashme tridhjete e pese vjecare, vendos te kthehet ne Joseph, ne kontene e Wallowa-s, ne Oregon, ku eshte e sigurte se ka jetuar. Kerkon te kaluaren e saj, ate qe qe shpirti i saj i mbyllur ne trupin e nje gruaje te koherave te tjera. E detyruar te ndaloje ne Portland nga nje shtrengate, takon John-in, me te cilin perjeton nje terheqje te cuditshme. Ai do ofrohet ta ndihmoje te kerkoje gjurmet e kesaj te kaluare qe nuk rresht se obsesionuari ate. Nje pikture, nje puthje, nje shtepi dhe nje ditar i shkruar nga ajo vete ne gjysmen e dyte te viteve teteqind, gjithcka konvergon drejt nje zbulimi befasues ruajtur per nje finale te afte per ta bere kete roman te paharrueshem.